AKTUALITET, 7 Shtator 2018, 10:54

Përfundon takimi i Thaçit me Mogherinin, ja çfarë thotë presidenti i Kosovës

Përfundon takimi i Thaçit me Mogherinin, ja çfarë

Presidenti i  Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me përfaqësuesene e lartë të BE-së, Federica Mogherini, në Bruksel. Ky takim ka marrë vëmendje të veçantë për shkak të hedhjes së tezës për shkëmbim territorial mes Kosovës dhe Serbisë. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Thaçi ka njoftuar se takimi me Mogherinin ka përfunduar dhe se Kosova është e përkushtuar që të arrihet një marrëveshje përfundimatare me Serbinë.

"Bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, sapo përfunduam takimin bilateral me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila garanton njohjen reciproke, anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB. Ky rrugëtim do të jetë i vështirë, por i domosdoshëm për sigurimin e paqes afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe ka mbështetje të gjithanshme. HTH"

Me "marrëveshje përfundimtare", duket se presidenti Thaçi nënkupton shkëmbimin e territoreve, dhe ai e argumenton këtë me mundësinë e zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe anëtarësimin në organizatatat ndërkombëtare. Megjithatë, deri tani, Thaçi mbetet i vetëm, pasi shumica e politikanëve në Kosovë, e shohin planin e tij dhe të Vuçic, të rrezikshëm për Kosovën dhe rajonin.

/TPZ.AL/