AKTUALITET, 7 Shtator 2018, 10:28

58-vjeçari gjendet i vdekur në mes të Himarës

58-vjeçari gjendet i vdekur në mes të Himarës

Një 58 vjeçar ka humbur jetën në Himarë. Policia njofton se shtetasi F.Ç, është gjetur i vdekur në rrugën kryesore të portit të Himarës.

Informacion paraprak nga Policia e Vlorës:

Më datë 07.09.2018, rreth orës 00:43, në rrugën kryesore drejt Portit Himarë shtetasi F. Ç, 58 vjeç,  është gjetur i pajetë në tokë.

Nga hetimet e kryera si dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe aksidentale. (Dyshohet se shtetasi F. Ç., aksidentalisht është rrëzuar ku dhe ka humbur jetën).

Ekspertët mjeko-ligjorë po kryejnë ekspertizën për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.