TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblen e Partisë Socialiste, ka kritikuar eksponentët e partisë, se kanë vijuar të ndërmjetësojnë vende pune për qytetarët. Sipas Ramës, kjo praktikë ka vijuar edhe pse ai është zotuar "të çojë tepsinë për skrap", një premtim i fushatës së zgjedhjeve të kaluara.
Rama drejtoi gishtin ndaj deputetit të Kurbinit nga rradhët e PS-së, Gjetan Gjetani, i cili sipas Ramës ka shantazhuar dhe bërë presion për vende pune.
"Deputeti i Kurbinit, duhet të përjashtohet nga grupi parlamentar i PS-së, ka shantazhuar dhe bërë presion me këdo që ka mundur për vende pune".
Por, përjashtimi i këtij deputeti, vjen pasi ai ka kritikuar policinë, gjë që krijon dyshime se përse Edi Rama e denoncoi pikërisht tani. Deklarata e Ramës, kur thotë se deputeti ka "shantazhuar këdo ka mundur", ngre dyshime se kryeministri e ka ditur praktikën e ndërmjetësimit për vende pune nga deputeti, por ai ka heshtur dhe u desh një veprim i papëlqyeshëm nga Gjetani, që kryeministri të ngrinte akuzën.
Pra, mesazhi që jep kryeministri,me mënyrën si e ndërtoi skenarin e përjashtimit të këtij deputeti, është se Rilindja toleron edhe veprime të tilla, si dhënia e vendeve të punës pa meritë, por askujt nuk i duhet ti shkojë në mendje kritika ndaj eksponentëve të partisë apo policisë.
Rama, është shfaqur mjaft i ashpër me këta persona, siç bën shpesh kur afrohen zgjedhjet. Megjithatë, vendimi për marrjen e këtyre personave në PS dhe vendosjen e tyre në listën e deputetëve ka qenë ekskluzivisith i Edi Ramës, ndaj kritikat e tij duhet të drejtohen edhe nga vetja.
Rama tha se nuk mund të marrë kosto PS-ja, për "hajdutët dhe ata që kanë në kokë tepsinë". Kryeministri duket se e ka të thjeshtë të flasë për eksponentë apo përfaqësues të dorës së dytë në PS, por shumë të vështirë të flasë për "tepsinë e tij", që e ndan me oligarkët, siç tregon shembulli i fundit i projektligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, dhe ndërtimit të kullave në tokën publike.
/TPZ.AL/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/09/07/rama-i-tronditur-nga-kritikat-e-deputetit-te-tij-per-policine-e-perjashton-live-nga-grupi-parlamentar/