AKTUALITET, 7 Shtator 2018, 10:34

Eleminimi i informatorit, Policia ndalon 2 persona të dyshuar për vrasjen e Alket Muhos

Eleminimi i informatorit, Policia ndalon 2 persona të dyshuar për

Dy persona janë ndaluar nga policia, për vrasjen e Alket Muhos, personi që denoncoi parcelat e kanabisit.

Muho kishte denoncuar parcelat e kanabisit në zonën e Memaliajt dhe dyshohet se është vrarë për këtë shkak.

Policia ka shoqëruar 6 persona dhe ka prangosur dy shtetas si autorë të dyshuar.

Bëhet fjalë për 59-vjeçarin me inicialet K. C., dhe 33-vjeçarin me inicialet A. K., të dy banues në fshatin Gllavë të Tepelenës.