TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme, kryeministri Rama i'u përgjigj pozitivisht ftesës së kryetarit të opozitës, për vetting të politikanëve. Rama tha se është dakord që të hetohet ai vetë, gruaja e tij dhe fëmijët, por që hetimet të aplikohen edhe ndaj Presidentit të Republikës, kryetarit të opozitës, ish kryeministrit dhe politikanëve të tjerë.
Basha në një konferencë për shtyp ka rikonfirmuar propozimin e tij, duke thënë se Partia Demokratike do të votojë pro nëse një projekt-ligj i tillë paraqitet në Kuvend.
Ky zell i madh nga të dyja palët për tu hetuar sa më parë, nuk është parë e dëgjuar asnjëherë në Shqipëri. Ndaj, gjasat janë që kjo nismë ose të përfundojë në koshin e plehrave ose të jetë një fasadë e të gjitha palëve.
/TPZ.AL/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/09/07/rama-pranon-vettingun-mund-te-me-hetoni-mua-gruan-femijet-por-mos-harroni-bashen-dhe-meten/
http://www.tpz.al/2018/09/07/bllofi-femijenor-i-vettingut-te-politikaneve/