TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka kërkuar nga Asambleja e Partisë Socialiste, përjashtimin e deputetit Gjetan Gjetani, nga grupi parlamentar i partisë, sepse sipas kryeminnistrit, ky deputet ka ndërmjetësuar vende pune në mënyrë klienteliste dhe ka bërë shantazh për këto vende pune.
Por, a ishte në dijeni Edi Rama, për këtë praktikë më parë? Si është e mundur, që kryeministri e denoncoi publikisht deputetin, vetëm pasi ai kishte kritikuar policinë?
Deklarata e Ramës se deputeti ka "shantazhuar këdo ka mundur", ngre dyshime se kryeministri e ka ditur praktikën e ndërmjetësimit për vende pune nga deputeti, por ai ka heshtur dhe u desh një veprim i papëlqyeshëm nga Gjetani, që kryeministri të ngrinte akuzën.
Pra, mesazhi që jep kryeministri,me mënyrën si e ndërtoi skenarin e përjashtimit të këtij deputeti, është se Rilindja toleron edhe veprime të tilla, si dhënia e vendeve të punës pa meritë, por askujt nuk i duhet ti shkojë në mendje kritika ndaj eksponentëve të partisë apo policisë.
/TPZ.AL/