BOTA, 7 Tetor 2017, 11:30

Dy muaj pasi u zhduk, gjendet koka e gazetares suedeze

Dy muaj pasi u zhduk, gjendet koka e gazetares suedeze

Koka e gazetares suedeze Kim Wall, është gjetur në një çantë, dy muaj pasi ajo ishte zhdukur, pas një udhëtimi me nëndetëse, me një marinar danez. Policia daneze raporton se në çantë, krahas kokës së gazetares suedeze, ishin edhe dy këmbë, që gjithashtu dyshohet të jenë të gazetares, ndërsa në një tjetër çantë u gjetën rrobat dhe sendet personale të saj.

Çantat me pjesë të trupit të saj dhe sendet personale u gjetën në det, pranë Kopenhagenit, ndërsa një inspektor danez tha se për të ndarë në pjesë trupin e saj ishin përdorur metale të mprehta. Gazetarja 30 vjeçare u nis mbrëmjen e 10 gushtit në një udhëtim me nëndetëse, nën shoqërinë e marinarit danez Peter Madsen ,për të shkruar një histori rreth aventurës së saj.

Alarmi për zhdukjen e Kim Wall u dha nga i fejuari i saj, ndërsa marinari Madsen në fillim deklaroi se e kishte zbritur në breg gazetaren, ndërsa më pas ndryshoi historinë dhe tha se ajo ishte vrarë nga pakujdesia dhe se e kishte djegur trupin e saj në det. 46 vjeçari Peter Madsen mohon të ketë vrarë gazetaren suedeze, por gjetja e pjesëve të trupit të saj pritet të hedhë dritë mbi këtë ngjarje.

TPZ.AL