AKTUALITET, 24 Shkurt 2018, 15:03

"Incidenti" në drekën e Edi Ramës në Berat,miza nuk i ndahet kryeministrit

Një “incident” ka ndodhur në drekën e kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të tij.

Rama ka shkuar në Kozarë për drekë në familjen fermere të Hekuran Çepës. E ndërsa zyrtarët ishin duke ngrënë, një mizë ia behu mbi tavolinë duke shqetësuar së tepërmi të zotët e shtëpisë.

Gruaja e familjes menjëherë është indinjuar dhe ka lëvizur me duar për të përzënë mizën që shkonte sa te Rama e sa te ministrja Felaj.

Ajo kërkoi edhe ndihmën e të shoqit për të përzënë mizën që s’shqitej. Kryeministri, nuk ka mundur dot mos reagojë në këtë situatë sa qesharake aq edhe të sikletshme për të zotët e shtëpisë .

“Lere mizën! Lere mizën, merr shembull nga unë, sa miza grenza, karkaenca, gjinkalla, duroj unë, ehuuuuu”, tha Rama duke shkaktuar të qeshura në tryezë e duke dalë kështu nga situata.