AKTUALITET, 22 Nëntor 2017, 13:28

Fillojnë lëvizjet te Partizani, katër lojtarë ndërpresin kontratën

Te Partizani kanë nisur tashmë lëvizjet, që në një farë mënyrë priteshin. Katër nga lojtarët e ardhur gjatë merkatos së verës kanë prishur me konsensus marrëveshjen me klubin e kuq dhe bëhet fjalë për ata që kanë pasur pak ose aspak hapësira deri tani, pasi nuk kanë paraqitur ndonjë nivel të kënaqshëm. Konkretisht, Shahinas, Selvaxhio, Herrera dhe Basrak nuk janë më pjesë e Partizanit.

Kujtojmë që vetëm Basrak ka shënuar një gol me fanellën e Partizanit, atë të fitores në Shkodër ndaj Vllaznisë.

Ja njoftimi i klubit të kuq në faqen e tij zyrtare:

Klubi falenderon lojtarët Romeo Shahinas, Andrea Selvagio, Eric Herrera dhe Milan Basrak për kontributin e dhënë me fanelën e Partizanit. Katër lojtarët e afruar përgjatë merkatos së verës kanë gjetur marrveshjen me drejtuesit e klubit duke mbyllur përgjatë ditës së sotme me mirëkuptim aventurën me 15-të herë kampionët e vendit.

Klubi i uron njëkohësisht lojtarëve të ndihen krenarë që kanë veshur fanelën e kuqe të Partizanit, dhe suksese të mëtejshme në karrierën e tyre sportive.