AKTUALITET, 22 Nëntor 2017, 12:25

Drogë e armë, dy shqiptar në prangat e policisë italiane

Drogë e armë, dy shqiptar në prangat e policisë italiane

Tentuan t’i shpëtojnë  ndjekjes së policisë, pasi u zbuluan, por nuk ia dolën dot. Dy shqiptarë ranë në prangat e policisë së Romës,  pasi u kapur me armë, drogë e dokumente fals. Arrestimi është bërë në periferi të kryeqytetit italian, në rrugën Baralli, ku dy shqiptarët braktisën makinën dhe u larguan menjëherë pasi panë policinë.

Të ndaluar pas një ndjekje të shkurtër, kontrolli u zbuloi dokumentet false, 2.7 gramë hashash, 4.32 gramë marijuanë e 6 gramë kokainë. Kontrolli në banesën e njërit prej tyre zbuloi një pistoletë Beretta kalibër 9, model 84 F, një pushkë gjahu Beretta kalibër 12, model S55B, si dhe municionin përkatës për të dyja. Armët rezultonin të vjedhura në dy episode të ndryshëm pak muaj më parë.

Të arrestuarit do të përballen me akuzat e zotërimit të drogës, mbajtjen e paligjshme të armëve dhe mbajtjen e dokumenteve fals.

TPZ.AL