TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sistemi i drejtësisë rrezikon të futet në një kolaps total. Kjo për shkak të zvarritjeve që po u bëhen ngritjes së institucioneve të reja.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, është një nga institucionet e para që rrezikohet.
Në bazë të ligjit të ri, duhet që Presidenti deri në datë 5 dhjetor të hedhë shortin, por një gjë e tillë pengohet nga mos krijimi i dy institucioneve të reja, të cilat janë kompetente për propozimin e kandidaturave për KED.
Për këtë qëllim, Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një letër Kuvendit të Shqipërisë, duke i kërkuar që të zgjidh boshllëkun e krijuar.
“Duhet të hedh shortin deri në 5 dhjetor për KED, por ka vakuum. Kandidaturat propozohen nga KLGJ dhe KLP, organe këto të cilët ende nuk janë ngritur. Kuvendi bëri ligjin për ngritjen e institucioneve të reja. Ju lutem bëni të mundur zgjidhjen e boshllëkut ligjor”.
TPZ.AL