AKTUALITET, 22 Nëntor 2017, 13:31

Regjistrimi i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve, ja fondi dhe sa do të zgjasë

Regjistrimi i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve,

Ambasadat shqiptare jashtë vendit, nga 1 janari i vitit 2018, do të nisin regjistrimin e të gjithë shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve.

Për këtë qëllim u miratua në Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme të Shqipërisë  një fond i përvitshëm prej 35 milionë lekësh, që do të përdoret për këtë program, që parashikohet të shtrihet deri në vitin 2020.

“Ndryshim tjetër është buxheti shtesë për regjistrimin e shtetasve jashtë shtetit. Duke pasur këtë fond ne mund të çojmë menjëherë për miratim vendimin e Këshillit të Ministrave, i cili është gati, i hartuar nga grupi i punës dhe mund të fillojmë në vitin 2018 me procesin e regjistrimit. Ky proces është shumë i rëndësishëm”, thuhet në raport.

Komisioni Parlamentar i Punëve të Jashtme miratoi me votat e mazhorancës draftbuxhetin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2018.

TPZ.AL