TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që të shtojnë prezencën e tyre në Kosovë duke nisur 400 trupa të tjera shtesë që do t’i bashkohen misionit paqeruajtës të KFOR-it.
Mësohet se ushtarët nga Garda Kombëtare e Iowas pritet të vijnë në Kosovë brenda këtij viti. Ndërsa njoftimi është shpërndarë me anë të një shkrese zyrtare.
Në dokumentin zyrtar shkruhet gjithashtu se ky është mobilizimi më i madh i Gardës së Iowas në mbështetje të KFOR-it që prej vitit 2004 kur ishin vendosur njësitë e para në Kosovë.
“Një grup shtesë prej 400 ushtarësh të Gardës së Iowas morën urdhrat për të mbështetur misionin e vazhdueshëm të KFOR-it në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga Garda e Iowas.
Nisja e trupave do të fillojë në muajin korrik dhe gusht, ndërsa procesi njoftohet se do të zgjasë afërsisht një vit.
Përveç Kosovës, 330 ushtarë të tjerë do të dërgohen për të shërbyer në një mision edhe në Irak, Afganistan dhe shtete të tjera.
