TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në pritje të vendimit të Seancës Gjyqësore për 11 kuksianët e arrestuar gjatë protestave për rrugën e Kombit, u krijua një situatë e tensionuar jashtë Gjykatës. Tymues, pankarta dhe kapsolle nga ana e qytetarëve të cilët kërkojnë lirimin e “vëllezërve” të tyre. Në mbështetje të tyre është edhe grupi i PD-së, nga të cilët Edmond Spaho ka deklaruar se “11 protestuesit po mbahen padrejtësisht”, si dhe ka thënë se do të futen në sallë pasi kjo është një Seancë publike.
Ndërsa, deputetja e PD-së, Grida Duma është shprehur se: Sot është momenti që të japim mbështetje politike, për një drejtësi, e cila duhet t'i bëjë nder vetes, duke nderuar këta burra, që i kanë bërë nder vendit. Sot është dita, që drejtësia të tregojë, se nuk është nën presion politik të ndëshkimit.