AKTUALITET, 20 Prill 2018, 12:30

Siri, kurdët kapin nga një nga terroristët më të rrezikshëm të 11 shtatorit

Në Dier Ezzor, një nga zonat në të cilat trupat amerikane kanë vepruar me kurdët e YPG, duket se këta të fundit kanë arrestuar një terrorist me profil shumë të rrezikshëm.Burri, Mohammed Zammar, qytetar gjerman me origjinë siriane, është një nga xhihadistët e parë: i radikalizuar në vitin 1991 gjatë një udhëtimi në Arabinë Saudite. Gjatë viteve ’90 ai ka luftuar dhe është stërvitur midis Afghanistanit, Bosnjes dhe Jordanisë. Në vitin 1996 është bërë pjesë e “al Qaeda”, duke u bërë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Osama Bin Landen, i cili e kishte nisur në Gjermani ku ishte kujdesur të gjente atentatorët e 11 shtatorit.

[caption id="attachment_95941" align="alignnone" width="640"] Sipas “Amnesty international”, pas arrestimit të CIA në Marok dhe dërgimit sekret në vendin e origjinës, ku ka qëndruar në burg deri në vitin 2013, ku më pas kishte përfituar nga amnistitë e famshme të Basar al-Asad ai ishte kthyer në Siri, ku edhe është kapur.[/caption]