AKTUALITET, 20 Prill 2018, 13:00

BE: Më shumë mbrojtje për gazetarët

BE: Më shumë mbrojtje për gazetarët

Më shumë mbrojtje për gazetarët e BE-së. Është kjo kërkesa që kanë bërë  eurodeputetët në Strasburg, të cilët kanë aprovuar  një rezolutë me 573 vota pro, 27 kundër dhe 47 abstenim.

Kjo kërkesë bazohet në rezultatet e një delegacioni në Sllovaki, ku gjatë 21 shkurtit të kaluar një reporter investigative është vrarë brutalisht, së bashku me të fejuarën e tij.

U kërkua gjithashtu që të bëhet një hetim “i thelluar, i pavarur dhe ndërkombëtar” rreth vrasjes së të riut gazetar, që ishte duke hetuar rreth lidhjeve midis botës së mafies dhe politikanëve ne vendin e tij.