AKTUALITET, 20 Prill 2018, 12:01

Aksident i rëndë në Tropojë, humb jetën një person, plagosen 2 të tjerë

Aksident i rëndë në Tropojë, humb jetën një

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.

Nga aksidenti fatkeqësisht një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Viktimë në këtë aksident ka mbetur Man Dushaj 64 vjeç, vëllai i drejtuesit të mjetit tip ‘Benz’, si dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” F.D. rreth 53 vjeç, banues në fshatin Dushaj, dhe i mituri E.H. rreth 7 vjeç.

Drejtuesi i mjetit tip “BMW”, është shoqëruar në komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.