AKTUALITET, 20 Prill 2018, 12:07

Rekord i trishtë në Alabama, 83-vjeçari i nënshtrohet dënimit me vdekje

Rekord i trishtë në Alabama, 83-vjeçari i nënshtrohet

Një burrë i moshës 83-vjeçare i është nënshtruar dënimit me vdekje në Alabama, nëpërmjet një injeksioni vdekjeprurës për shkak të dy vrasjeve që kishte kryer në vitin 1989. Është vendosur kështu rekord i ri i njeriut më të moshuar të vrarë në SHBA që prej viteve 70, që kur u miratua ky lloj dënimi. Deri më tani më i moshuari kishte qenë John Nixon, i cili iu nënshtrua dënimit me vdekje në vitin 2005, gjatë moshës 77-vjeçare. Walter Leroy Moody u dënua për vrasjen e gjykatësit federal Robert Vance nëpërmjet një pakoje shpërthyese. Ai kishte vrarë gjithashtu një avokat të të drejtave civile në Georgia. Edhe pse asnjëherë nuk e pranoi fajësinë, ai u arrestua në 1990-ën dhe u dënua në vitin 1997.