TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Durrësit ka zbuluar motivin e shkrumbimit të makinës së drejtorit të Bashkisë në qytetin brengdetar. Sipas tyre, “nuk kemi të bëjmë me zjarrëvënie të qëllimshme”. “Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth mesnatës, ku në lagjen Nr.4 është djegur automjeti tip BMW X5, në pronësi të shtetasit A.G. ju informojmë se: Në bazë të Aktit të Ekspertimit të përpiluar nga Ekspertët Zjarrëfikës ka rezultuar se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në sistemin elektrik në automjet, pasi fshirësia e pasme ka ngel takuar” thuhet në njoftimin zyrtar.
EMRI/ I shkrumbuan makinën ‘BMW X5’ gjatë natës, flet drejtori në Durrës
Pas ngjarjes ku një makinë u shkrumbua në Durrës, ka folur dhe pronari i saj drejtori i kulturës në këtë qytet. Adi Gurra deklaron se nuk ka asnjë konflikt më asnjë njeri dhe uron që kjo të jetë një ngjarje aksidentale dhe djegia të ketë ardhur nga ndonjë shkëndije elektrike.
“Nuk e di ça ka ndodhur, shpresoj te jete vetë djegie”, thotë drejtori Gurra.
Më tej ai në deklaratat e tij shtonë: Nuk di të kem probleme me persona te tjerë, asnjë konflikt të hapur dhe asnjë të fundit.
I shkrumbojnë makinën BMW X5, kush është pronari, drejtor në Bashkinë e Durrësit
Zbulohen detaje të tjera pas lajmit per shkrumbimin e një automjeti në Durrës.
“Panorama” bën me dije se policia ka identifikuar pronarin e makinës së djegur,. Ai ështe Adi Gurra, drejtor i Kulturës në Bashkinë Durrës.
Ngjarja ka ndodhur tek rruga paralel me portin e Durrësit.
Bëhet fjalë për një automjet BMW x5 i cili është djegur plotësisht. Policia nga të dhënat e para dyshon se ka të bejë me një djegie të qellimshme, por ende nuk kanë detaje lidhur me shkakun.