TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas përjashtimit të prokurores së Shkodës, Besa Nikhasani, ka reaguar dhe ish-ministri Ylli Manjani, i cili e quan Vettingu-n një dështim. Sipas Manjanit, Vettingu kësaj here ka treguar se është një dështim, dhe shprehet se Nikhasani nuk është simboli i korrupsionin dhe paaftësisë.
“Pasuria modeste e familjes së saj ishte e deklaruar dhe e verifikuar nga ILDKP gjithë këto vite. Gjykimi popullor se medemek nuk justifikon një shtëpi të përfituar nga shkembimi i truallit të
bashkshortit me ndërtuesin, është poshtërsi e Vetting-ut!!! Nuk ishte qëllimi i vetting të largohen prokurorët e gjykatësit korrektë! Jo dhe jo!”, shkruan ndër të tjera Manjani.
Postimi i plotë
Dështim!
-Besa Nikëhasani, nuk është simbol i prokurores së paaftë apo të korruptuar! E them këtë me bindjen më të thellë njerëzore dhe profesionale. Vettingu dha sot provën e radhës të dështimit! Nuk kisha dyshim, por duhej prova. Ja edhe një provë tjetër! Vetting nuk është një inspektoriat tjetër i deklarimit të pasurive! Jo dhe jo! Vetting u bë për të verifikuar figurën morale dhe aftësinë profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve. Natyrisht edhe elementi i pasurisë është pjesë e verifikimit, po jo i vetmi! Besa Nikëhsani është Prokurore karriere, fjalëpakë dhe një nënpunëse korrekte shteti. Nuk di të ketë kalur ndonjë proces disiplinor e as të jetë përfolur ne publik.
Pasuria modeste e familjes së saj ishte e deklaruar dhe e verifikuar nga
ILDKP giithë këto vite. Gjykimi popullor se medemek nuk justifikon një shtëpi të përfituar nga shkembimi i truallit të bashkshortit me ndërtuesin, është poshtërsi e Vetting-ut!!! Nuk ishte qëllimi i vetting të largohen prokurorët e gjykatësit korrektë! Jo dhe jo!
Ndaj them se është dështim! Me këtë variant shumë shpejt do ti mbyllim edhe gjykatat e prokuroritë në gjithë vendin! Ashtu siç mbyll Gjykatën Kushtetuese e Gjykta e Lartë. Pra sot efektivisht jemi pa sistem drejtësie! Rroftë Reforma se drejtësia na la shëndetin!