AKTUALITET, 20 Prill 2018, 11:04

Rrëfimi i Trump-Putin më tha: Kemi prostitutat më të bukura të botës!

Rrëfimi i Trump-Putin më tha: Kemi prostitutat më të bukura

Presidenti i SHBA, Donald Trump, i ka rrëfyer ish- drejtorit të FBI-së, James Comey, se presidenti rus Vladimir Putin,i ka thënë se: “Kemi disa nga prostitutat më të bukura të botës”.

Ky informacion ka dalë nga raportet e Comey të cilat i janë dorëzuar departamentit të Drejtësisë në Kongres. Në shënimet e tij Comey tregon për komentet që ka bërë Putin gjatë takimit me Trump në Shtëpinë e Bardhë në shkurt të 2017-ës.

Ndërsa, po në këtë rast Trump i ka treguar ish drejtorit të FBI-së se: “Historia e prostitutave është një budallallëk”, duke iu referuar një dosjeje në të cilën flietj për një takim të mundshëm të Trump me një prostitutë në një hotel në Moskë.