TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Presidenti Erdogan më ka marrë në telefon. Kemi diskutuar për zhvillimet bilaterale, për atë se nuk ka nevojë për tensionim të situatës. Kosova nuk i takon as Erdoganit e as frymës së gylenizmit”.
Kështu u shpreh Presidenti i Kosovës, Hashim Thaç, sa i përket çështjes së deportimit të gylenistëve nga Kosova pak kohë me parë.
“Kosova respekton shtetin e Turqisë, nuk mendoj që Turqia është armiku i Turqisë, sepse është nga vendet që e ka njohur Kosovën dhe i ka sjellë njohje. Unë respektoj raportet institucionale me shtetin e Turqisë dhe jo ato ideologjike”, ka thënë ai.
Thaçi është shprehur se për ndalimin e qytetarëve turq është informuar pasi ndodhisë.
“Jam informuar nga autoritetet përkatëse pas ndodhisë. Tërë procesi nuk do të duhej të ndodhte në asnjë rrethanë. Është diçka që është e izoluar. Mekanizmat përgjegjës duhet të zbërthejnë në detaje se çka ka ndodhur dhe në bazë të atij zbërthimi duhet të ndërtohet qëndrimi si shtet”, deklaroi presidenti.