TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetët e opozitës ndodhen sot në Shkodër në mbështetje të 11 kuksianëve të arrestuar gjatë protestave për rrugën e Kombit. Ka reaguar ashpër nja nga deputetët e PD, Ervin Salianji, i cili përdori të njëjtën gjuhën e huazuar të Saimir Tahirit nga Kryeministri Rama. Salianji u shpreh se:“Këta protestues janë bij nënash të pafajshëm, ndërsa disa bij k*** janë në parlament. Këtu janë 11 bijë nënash të cilët janë në burg padrejtësisht. Ndërkohë ca bij të tjerë pavarësisht parave që kanë bërë bëjnë si të ndershëm në mes të parlamentit. Ata që flasin si bij k***, Saimir Tahiri, Edi Rama. Punë k*** është bërë kjo punë. Ndërsa këta janë në hall të vet, për 13 mijë lekë për të hyrë në shtëpi. Ne do jemi përherë në ndihmë të qytetarëve”.