AKTUALITET, 23 Mars 2018, 10:47

Grabitjet nuk ndalen në Fier,qyteti në "pushtetin" e maskave

Fieri ,duket se nuk po gjen qetësi nga ngjarjet kriminale  që e kanë përfshirë këtë qytet, ku në vetëm pak ditë është kthyer tejet problematik.

Një tentativë grabitjeje në qytetin e Fierit ka përfunduar në shkëmbim zjarri mes personave të maskuar dhe efektivëve të policisë.

Për pasojë ka mbetur një person i vdekur dhe një tjetër i plagosur nga lufta në orët e para të mëngjesit.

Ndërsa 2 grabitës kanë arritur të largohen, sipas dëshmitarëve, me një fuoristradë. Në orën 03:00 të së premtes, policia u njoftua se në lagjen “29 Nëntori”, pranë banesës së shtetasit Minella Muçaj, disa persona kanë tentuar të hyjnë brenda shtëpisë duke thyer drynin e derës.

Për afro 15 minuta Policia e Fierit ka shkëmbyer zjarr me katër persona, që kishin shkuar për të grabitur një banesë në lagjen “29 Nëntori” në Fier.

Ndërkohë, pak pas tentativës së grabitjes, është identifikuar edhe një nga autorët e kësaj grabitjeje. Emrin e personit që mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit me armë zjarri me policinë gjatë natës në këtë qytet. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin Arben Muça.

VIDEO:

https://www.youtube.com/watch?v=ThB3pyaFbM8

Kujtojmë se ky nuk është rasti i vetëm, pasi vetëm pak javë më parë Fieri, u trondit nga një tjetër grabitje e armatosur në një pikë këmbimi valutor ku për pasojë mbeti i vdekur Agur Vrenozi, një kalimtar i pafaj i cili hyri brenda për të shpëtuar pronarin e exchange  dhe u përlesh me grabitësit.

TPZ.AL