AKTUALITET, 10 Nëntor 2020, 14:36

Topalli mesazh Krasniqit: E shokuar nga akuzat. Jam rrëqethur duke dëgjuar fjalën tuaj të fuqishme!

Topalli mesazh Krasniqit: E shokuar nga akuzat.  Jam rrëqethur duke

Ish-Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, përmes një mesazhi në rrejtet sociale shkruan se ndihet e shokuar nga akuzat ndaj ish-kryeparlamentarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po përballet me akuzat për krime lufte dhe dje u paraqit për herë të parë para Gjykatës Speciale në Hagë.

"Une jam shokuar nga lajmet për akuzat ndaj jush. Unë, si shumë të tjerë, jam prekur e rrënqethur duke dëgjuar fjalën tuaj të fuqishme! Por jam ndjerë dhe krenare! Ju po paguani përsëri një çmim për lirinë tuaj dhe të Kosovës!", shkruan ndër të tjera Topalli.

Postimi i plotë i Topallit:

“I dashur Kryetar

Zoti Krasniqi!

Une jam shokuar nga lajmet per akuzat ndaj jush, dhe gjate gjithe ketyre diteve kam menduar gjithe kohen per ate qe po ndodh me Ju!

Une kam patur e ruaj nje respekt te vecante per ju e veprimtarine tuaj.

Sot , me shume se dje, ne cdo fjale, ne cdo fjali shoh njeriun e fyer por dinjitoz dhe te vertete!

Prove e pamerituar per ju, familjen tuaj e Kosoven kjo qe po ndodh me Ju!

Sakrifica juaj eshte autoriteti me i larte moral!

Ne cdo situate , perballe te gjitheve , nje njeri i lire , vetem per te qene i tille, eshte gati per te paguar cdo cmim.

Ju po paguani perseri nje cmim per lirine tuaj e te Kosoves!

Une si shume te tjere , jam prekur e rrenqethur duke degjuar fjalen tuaj te fuqishme! Por jam ndjere dhe krenare!

Sot jeni me lart se kurre! Une besoj se ju do fitoni edhe kete beteje te padrejte.