TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tirana, në festë!
Vendi i parë në renditje dhe vetëm pritet mbyllja e sezonit për t’u ringjitur në elitë e Kategorisë Superior, atje ku dhe ajo mban rekodrin me 24 tituj kampionë.
Klubi i futbollit ka organizuar dje në mbrëmje një festë fundviti për të gjithë skuadrën, stafin teknik dhe atë drejtues.
Nuk mungonin edhe “darovitjet” e Presidentit Refik Halili, duke shpërndarë kartëmonedha 50 mijë lekëshe, prerja më e madhe e lekut shqiptar.
Në restorantin e këngëtarit Pajtim Struga, që i ka kushtuar edhe një këngë të njohur Tiranës së tij të zemrës, në një mjedis të ngrohtë bardheblu, 24 herë kampionët e vendit, që për herë të parë në historinë e tyre, këtë sezon militojnë në Kategorinë e Parë dhe jo në elitën e futbollit tonë, kanë festuar në prag të festave të fundvitit.
Pati dhurata për të gjithë të pranishmit, dy çmime speciale dhe shumë argëtim në këtë mbrëmje festive.
[gallery ids="42821,42822,42823,42824,42825,42826,42827,42828,42829,42830,42831,42832,42833,42834,42835,42836,42837,42838,42839,42840,42841,42842,42843,42844,42845,42846,42847,42848,42849,42850,42851"]
TPZ.AL