AKTUALITET, 21 Dhjetor 2017, 17:24

Ish-deputetja e PD zbulon prapaskenat: Arta Markun nuk e zgjodhi Rama, por SHBA

Ish-deputetja e PD zbulon prapaskenat: Arta Markun nuk e zgjodhi Rama, por SHBA

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda vlerëson maksimalisht integritetin dhe aftësitë profesionale të Kryeprokurores së re, Arta Marku.

Në një intervistë për “Panorama”, Deda shpjegon lidhjen familjare me Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme duke nënvizuar se Arta Marku është investim dhe përzgjedhje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Një gjë duhet të them me bindje, se kryeprokurorja e re Arta Marku nuk është prurja apo investimi politik i Edi Ramës. Arta është një investim dhe përzgjedhje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka kryer shkollime dhe specializime në SHBA në shërbim të formimit të saj profesional dhe duke vlerësuar integritetin e treguar në detyrat që ka mbajtur, edhe është mbështetur nga SHBA në marrjen e kësaj detyre";- thote ajo për "Panorama".

Sipas saj, "Marku ka qenë përzgjedhja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të formimit dhe integritetit të lartë profesional që ajo ka treguar".