TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka publikuar ketë foto që shihni më lart, e cila tregon se si e kishte mbushur furgonin një i ri mirditor me shtetas të huaj emigrantë dhe do i ndihmonte të kalonin kufirin shqiptar përmes Morinës në Kukës në mënyrë të paligjshme.
“Arrestohet në flagrancë një shtetas, që po transportonte drejt Kosovës 25 shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme”, thanë blutë.
Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore, dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, personave nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët kanë si destinacion final vendet e BE-së, gjatë mbrëmjes së djeshme kanë goditur një tjetër rast të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit, në vendin e quajtur “Nënkalimi Rexhaj”, në afërsi të PKK dhe kanë bërë ndalimin e automjetit tip furgon, me drejtues shtetasin T. LL., 31 vjeç, banues në Lezhë.
Gjatë kontrollit në automjet, u konstatuan 25 shtetas të huaj irakianë, iranianë dhe sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi dhe do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
Më pas është njoftuar Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Kukës, ku pas përfundimit të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Ll, 31 vjeç, banues në Lurth, Mirditë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, si dhe u referuan materialet për veprime të mëtejshme në Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Kukës.