AKTUALITET, 4 Tetor 2019, 13:08

Greqi, kapet shqiptari me 4 kg heroinë. Si u zbulua lënda narkotike

Greqi, kapet shqiptari me 4 kg heroinë. Si u zbulua lënda narkotike


Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga policia greke.

Mediat fqinje shkruajnë se pas një kontrolli të kryer ndaj 21-vjeçarit shqiptar, në anijen e linjës Pire-Rodho, me ndihmën e qenit antidrogë, u gjetën dhe më pas u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër kg heroinë e ndarë në tetë pako.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e lidhjeve të shqiptarit me persona të tjerë. Ende nuk ka një pistë të qartë për atë se ku po heton policia greke.

Gjithashtu atij iu gjet edhe një telefon celular dhe një sasi e vogël parash.