TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rreth 1,080 njerëz janë shtruar në spitalet amerikane, për probleme të rënda shëndetësore, të cilat sipas mjekëve e kanë burimin e tyre tek cigarja elektronike.
Kjo shifër është vetëm në Amerikë, pasi nëse bëjmë një statistike më të tëra vendet e botës, ajo do të jetë shumë më e lartë.
Deri tani, në Amerikë janë shënuar 18 viktima, të moshave të ndryshme të cilët kanë humbur jetën si pasojë e përdorjes së cigareve elektronike.
Ekspertët e shëndetit kanë dhënë lajmërimin për njerëzit që ata duhet të ndalojnë në mënyrë urgjente përdorimin e këtyre cigareve .
Ata thonë se njerëzit duhet ta marrin shumë seriozisht këtë paralajmërim, dhe i bëjnë thirrje qeverisë Amerikane, të nxjerrin nga tregu dhe nga përdorimi në mënyrë urgjente të tëra cigaret elektronike.
Ato janë vërtetuar tashmë, që janë kancerogjene, krijojnë probleme të mëdha me mushkëritë dhe frymëmarrjen, si dhe kanë pasoja fatale për njerëzit.
Më të prekurit janë moshat nën 35 vjeç, dhe rreth 16 përqind e të sëmurëve, janë nën moshën 16 vjeç.