AKTUALITET, 4 Tetor 2019, 13:18

Gara për anëtarin e 11-të të KLP/ Donika Prela përjashtohet nga votimi, erdhi me vonesë në mbledhje

Gara për anëtarin e 11-të të KLP/ Donika Prela


Ka nisur me zhvillime mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku do të bëhet përzgjedhja e anëtarit të 11-të të këtij Këshilli.

Për shkak të vonesës është përjashtuar nga votimi, drejtuesja e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prela.

Prela mbërriti në votim kur kutia ishte mbyllur, duke e lenë jashtë procedurës. Në një prononcim për mediat, ajo tha se kishte një angazhim tjetër që i ka pamundësuar të mbërrinte në kohë.

“Kisha një angazhim tjetër prandaj nuk mund atë vija në kohë”, -ka thënë Prela.

Në mbledhjen e sotme që po zhvillon KLP, anëtarët kanë të drejtë të zgjedhin mes Esmeralda Keshit dhe Vladimir Marës.

Njëri prej të dyve do të jetë nga sot, anëtari i 11-të i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.