TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një raport me diplomati e njohur Ettore Sequi, i kthyer në një fiksim që nuk u zbeh kurrë për 41-vjeçaren Valentina Pizzalen.
Valentina Pizzale, gazetare, autore dhe skenariste e RAI-t është arrestuar dy ditë më parë për akte të vazhdueshme dhe persekutimi të diplomatit italian, ish-ambasador i BE-së në Shqipëri.
Në vitin 2017, Ettore Sequi kishte patur një lidhje të shkurtër me autoren dhe skenaristen e RAI-t dhe pas ndarjes ajo nisi ta përndiqte me mesazhe të tipit “do të të shkatërroj” duke e fyer në çdo orë të ditës, por veçanërisht natën.
Diplomati, i cili ka qenë konsull në Teheran, sekretari i parë në përfaqësinë italiane në selinë e OKB në New York, Ambasador i BE-së në Tiranë dhe më pas përsëri përfaqësues i BE-së në Afganistan dhe Pakistan, u mundua ta menaxhojë situatën në një fshehtësi të plotë, por nuk ia doli dot dhe sot ka përfunduar në faqet e para të çdo medie italiane.
Pas ndalimit, Valentina Pizzale ka përfunduar një ditë më parë në arrest shtëpie, me akuzën për kërcënim, pas denoncimit të Sequi-t