AKTUALITET, 4 Tetor 2019, 12:26

Rama: Nuk jam i shthurur, kam standartin e parlamentit britanik, fjalimet e mia do mbeten në historinë e oratorisë shqiptare

Rama: Nuk jam i shthurur, kam standartin e parlamentit britanik, fjalimet e mia

Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e Sokol Ballës, ku u shpreh se shumë politikanë, përfshirë Ilir Metën, janë të shthurur dhe e përdorin gjuhën "jashtë lidhjes me trurin".

"As nuk krahasohet fare me këto lloj shthurjesh gojore, por iu referova parlamentit britanik, për standartet e mia të të folurit dhe të oratorisë. Matem me ambicien time, që pas meje, të lë një sërë fjalimesh që të hyjnë në librin e oratorisë shqiptare, që nga koha e oratorëve të mëdhenj, e deri në këtë kohë, ku gjuha përdoret në të shumtën e herës, si një gjymtyrë e shthurur jashtë lidhjes me trurin", u shpreh Rama.

Por, pas kësaj deklaratae të madhe, në të njëjtin emison, Rama shfaqi sërish sjellje bullisti ndaj ish deputetit Dashamir Shehi, duke e përqeshur. Ndiqni videon e mëposhtme, për të kuptuar diçka më shumë rreth oratorisë dhe pastërtisë së gjuhës së Edi Ramës. /TPZ.al/

 

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2019/10/04/edi-rama-serish-sjellje-bulliste-perqesh-dash-shehin-ne-menyre-banale-video/