AKTUALITET, 4 Tetor 2019, 11:52

‘Shqipëria Solidare’/ Vasili: Taksa e re që po vendos kryeministri mbi biznesin është shkelje

‘Shqipëria Solidare’/ Vasili: Taksa e re që po vendos


Ish-kryetari i Grupit të LSI-së ka akuzuar kryeministrin Rama se po vendos një taksë të re ndaj biznesit, duke e fshehur atë në nismën Shqipëria Solidare.

Sipas Vasilit, Rama është aq në panik sa që thotë që nuk është taksë e re, por po vetë thotë ai shton se kjo do të jetë 2% e dividentit të kompanive.

“”Shqipëria solidare”, apo “Sevapi me pahir”, një takse e re e kryeministrit hipokrit!

Kryeministri e uli tatimin mbi dividentin nga 15% ne 8% duke shkelur në mënyrën me skandaloze kushtetutën.

Ky që i fali pra jo pak po 7% oligarkëve shet sot një takse te re Shqipërinë Solidare apo thëne ndryshe “Sevapi me pahir”!

Po ky kryeministër, që grabit përditë miliarda me koncesione dhe qe përgjysmon tatimin mbi dividentin, bile edhe me fuqi prapavepruese, na flet për Shqipërinë e ashtuquajtur solidare ndryshe “Sevapi me pahir”.

Ky është një turp kolosal i një kryeministri grabitqar që ka zbrazur arkën e shtetit me lloj-lloj grabitjesh koncesionesh, tenderash rrugësh etj etj dhe tani në panik s’di ç’bën e flet.

Është kaq i marre ky sa thotë qe Shqipëria Solidare nuk është takse e re dhe tre rreshta me poshtë thotë do të jete 2% mbi dividentin.

Ky në rastin me te mire është një i çmendur dhe ne rastin me te keq është një grabitqar i pangopur.

Lexojeni vete se ç’tha dje ky Edi Rama:

“Ideja bazë e këtij fondi nuk është një taksë plus që shkon në buxhetin e shtetit, por mekanizëm bashkëpunimi, mes qeverisë dhe biznesit të madh, apo më saktë, qeverisë dhe sipërmarrësve të mëdhenj.

Ideja është që të biem dakord për vendosjen e një bazë të sipërme, secilit prej jush ti bjerë një barrë e barabartë për këtë mekanizëm solidariteti, 2% mbi dividendin, jo kompanisë, por dividendin tuaj.”, shkruan Vasili.