TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Elseid Hysaj po kalon një moment negativ në kampionatin italian me Napolin, aty ku trajneri Karlo Ançeloti nuk po e llogarit as në ndeshjet më të lehta.
Së fundmi, ishte lënë jashtë në Champions për transfertën me Genkun e megjithatë, më pas u raportua se e ka kërkuar vetë Hysaj diçka të tillë.
Këtë javë, skuadra e Napolit do të luajë në kampionat përballë Torinos dhe sërish jashtë do të jetë Hysaj.
Këtë radhë, mediat italiane raportojnë se mbrojtësi shkodran ka një problem me muskujt dhe i duhen disa ditë pushim deri sa të rikthehet në gjendjen e tij më të mirë.
Në fakt, ky nuk është një lajm i mirë as për Shqipërinë që pas pak ditësh ka një ndeshje shumë të rëndësishme përballë Turqisë dhe një mungesë e Hysajt, do të bënte me dhimbje koke trajnerin Edi Reja.