TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokurorja Esmeralda Cami Keshi ka fituar vendin për anëtare të KLP-së, përkundrejt rivalit të saj prokurorit Vladimir Mara.
Esmeralda Keshi mori 133 vota, ndërkohë Vladimir Mara mori 109. 11 vota u shpallën të pavlefshme.
Vendi vakant u krijua pas shkarkimit nga detyra të Gentian Osmanit nga Shkalla e Dytë e Vettingut, në KPA.
Mirëpo nga votimi është përjashtuar Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, e cila ka mbërritur me vonesë dhe nuk ka votuar dot.
Kujtojmë se Esmeralda Cami Keshi kërkoi nga KLP që të pranonte dorëheqjen nga drejtimi i Prokurorisë Dibër. Emri i saj ishte në qendër të vëmendjes pas transferimit të dosjes 184 në Dibër, dhe konfliktit të saj të interesit për ta marrë përsipër.
“Duhet të ngrihet sistem i qëndrueshëm vlerësimi. Prokurorëve u takon mbrojtje morale dhe fizike.”- u shpreh Cami sot.
Vladimir Mara ndërkohë, prokuror i Prokurorisë për Krime të Rënda, ka patur në dorë disa prej dosjeve më të nxehta vjen në garë për KLP, pas dështimit për të qenë pjesë e SPAK.
“Si kandidatë për anëtar i KLP jam i vetëdijshëm për sfidat që duhen kaluar. Do sigurohem për pavarësi të prokurorëve. Si anëtar do angazhohem duke ofruar eksperiencën time personale.”- u shpreh Mara.