TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I traumatizuar, ende në gjendje shoku dhe plagë të dukshme nga grabitja. Kjo është gjendja e mjekut të njohur në Librazhd, gjinekologut Kujtim Albrahimi që natën e kaluar bashkë me bashkëshorten ranë pre e grabitësve.
News 24 ka mundur të komunikojë me mjekun duke marrë vesh edhe detaje nga ngjarja që ka tronditur qytetin e Librazhdit.
“Grabitësit kanë qenë të armatosur. Ishin profesionistë”, ka thënë mjeku për gazetarin Popja.
Po kështu autorët para se të kryenin grabitjen kanë shkëputur sinjalin e alarmit që të hynin pa problem në banesën ku jetojnë dy bashkëshortët dhe gjithashtu kanë hequr kamerat dhe kanë marrë serverin e kamerave.
Mjeku ka deklaruar në polici se e kanë qëlluar pas rezistencës. “Nga goditje më është mbyllur njëri sy”, ka rrëfyer mjeku për News 24.
Albrahimi ka qenë më parë edhe drejtor i spitalit të Librazhdit.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve që dyshohet se kanë marrë mbi 10 milionë lekë dhe bizhuteri të çmuara nga banesa e mjekut.