AKTUALITET, 10 Maj 2019, 09:47

VIDEO/ Myslym Murrizi sherr me politologun: Bibilush që bën përr përr nëpër studio

VIDEO/ Myslym Murrizi sherr me politologun: Bibilush që bën përr


Deputeti Myslym Murrizi nuk është nuk i ka kursyer ofendimet ditën e djeshme në studion e “360 Gradë” në Ora News, teksa ishte në një debat me politologun Gentian Gaba.

Në një moment gjatë debatit Gaba i tha deputetit se ai ka probleme morale pasi doli nga linja e partisë. Por kaq ka mjaftuar që Murrzi të fillojë me ofendime ndaj Gabës duke e quajtur ‘bibilush që bën përr përr nëpër studio’.

Pjesë nga debati:

Gaba: Ti je i vetmi i paguar me taksat tona këtu në këtë sallë.

Murrizi: Ai sistem nuk do të lejojë kështu edhe bibilush për të ardhur në Kuvend.

Gaba: Nuk e bëni dot. Aty janë 79 deputetë dhe nuk e bënë dot, ti thua do ta bëj unë me llastiqet e mia.

Murrizi: Do ta prishim. Nuk i ka deputetët.

Gaba: Ti kujton se ata që kanë hyrë aty janë idealistë të mëdhenj dhe kanë hyrë për parime.

Murrizi: Kush je ti që mund t’i paragjykosh ata more, kush je ti.

Gaba: Unë paragjykoj në bazë të historisë që ata kanë. Në bazë të eksperiencës sime empirike. Kur shoh që një preson del dhe thotë që ky sistem ka rënë edhe nga ana tjetër del dhe futet në parlament ky nuk është burrë i ndershëm për mua.

Kush rri anatemon komunizmin dhe bëhet nënkryetar i Rucit, ul të ndenjurat në karrigen që ka ngrohur Ruci, për mua nuk është burrë i ndershëm. Nuk ndryshon sistemi zgjedhor.

Murrizi: Do ndryshojë do ndryshoje. Ti edhe çorapet e kuqe që bëni përr, përr, përr nuk ju pyesin qytetarët fare.

Gaba: Ti ke probleme të thella morale. Nuk mund të flasësh.

Murrizi: Unë jam ngrit në dhjetorit të ’90 dhe s’kam pyetur për Enver Hoxhën o biblush, mos më përmend mua paranë.