AKTUALITET, 10 Maj 2019, 10:41

Arta Marku: Ky është qyteti me kriminalitetin më të lartë

Arta Marku: Ky është qyteti me kriminalitetin më të


Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku thotë se Vlora është qyteti me kriminalitetin më të lartë në vend.

“Rrethi me kriminalitetin më të lartë është Vlora. Kriminalitet të lartë paraqet Shkodra, Elbasani dhe qytetet e tjera më pas”, u shpreh Marku në një intervistë televizive.

“Nuk mund ta them arsyen se pse. Asgjë nuk ndodh rastësisht. Ka shumë faktorë”, tha ajo e pyetur se pse Vlora ka këtë pasiguri.

Ndërkohë kur ishte e pranishme në Prokurorinë për Krimet e Rënda pak kohë më parë për analizën vjetore, kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku deklaroi se kjo Prokurori ishte kthyer në “supermarket”.

Marku ka sqaruar duke thënë se me këtë nënkuptonte shitjen dhe blerjen e informacioneve. Por kush ia shiste kujt dhe çfarë përfitonte nga shitja?

“Kjo është më se e kuptueshme, s’ka nevojë ta detajoj. Tregun se ndaj dot nëse është politika apo…mos e përjashtoni edhe median. Nga kushdo që e ka një interes për të pasur informacione”, tha Marku.

Në fakt, media ka interes të ketë informacion nga Prokuroria, sepse kjo është puna e saj dhe deri këtu nuk ka asgjë për t’u quajtur e paligjshme.

“Përgjegjësinë për rrjedhjen e informacioneve nga Prokuroria është e atij personi që e nxjerr dhe pikërisht për këtë ka një hetim për nxjerrje të sekretit hetimor”, thotë më tej Marku.