TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për grabitjen e banesës së gjinekologut Kujtim Albrahimi është shoqëruar në Komisariat një nga autorët e dyshuar.
Njëri nga grabitësit është një i ri nga Fushë-Kruja i cili është me profesion elektricist.
Mësohet se i shoqëruari i parë për grabitjen është 36- vjeçari me inicialet E.T banues ne lagjen “Punëtori” të Fushë-Krujës. Shoqërimi i tij është bërë për llogari të Policisë së Librazhdit.
Disa persona të maskuar dhe armatosur kanë grabitur banesën e Kujtim Albrahimi gjatë natës, ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash dhe bizhuteri.
Mësohet se është grabitur shuma e parave, afro 12 milionë lekë të vjetra.
Pas grabitjes që ka ndodhur në pak minuta, autorët janë larguar me dy mjete nga vendngjarja.
