AKTUALITET, 10 Maj 2019, 10:07

Organizatë kriminale, prostitucion, 50-vjeçari arrestohet për tu ekstraduar në Itali

Organizatë kriminale, prostitucion, 50-vjeçari arrestohet për


Në prangat e policisë së Tiranë ka rënë një 50-vjeçar me iniciale A.L pasi Gjykata e Napoli në Itali ka lëshuar “urdhër arresti” për të.

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Organizatë kriminale”, “Agresion dhe keqtrajtim” si dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i kërkuar për disa vepra penale.

Në vijim të punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirë organizuar mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

• A.L,50 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Napolit/ Itali e ka lëshuar urdhër arrest për këtë shtetas për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale”, “Agresion dhe keqtrajtim” si dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga nenet 81,110, 416 dhe 600 të Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga ZKQ Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.