AKTUALITET, 10 Maj 2019, 11:07

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Lungomare në Vlorë


Atentat me armë zjarri në Vlorë. Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë.

Burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se janë dëgjuar katër të shtëna arme, ndërkohë që personi i plagosur po dërgohet në spital. Personi i cili ka mbetur i plagosur është me inicialet G.S.

Autorët janë larguar në drejtim të zonës të njohur si “Uji i Ftohtë”.

Burime paraprake nga Policia e Vlorës shprehen se autorët kanë qëlluar me armë nga një automjet.

Në Babicë të Vlorës është gjetur e djegur një makinë, e cila dyshohet se ka lidhje me ngjarjen. Atentati ka ndodhur në kompleksin “Oslo” në Vlorë.