AKTUALITET, 10 Maj 2019, 08:43

DETAJE/ Drogë, armë dhe grabitje, si u kapën në Greqi dy shqiptarët e rrezikshëm

DETAJE/ Drogë, armë dhe grabitje, si u kapën në Greqi dy


Pas një ndjekjeje spektakolare policore në qendër të Athinës, arrestohen dy shqiptarë të rrezikshëm, të pajisur me armë.

Mediat greke raportojnë se dy shqiptarë të moshave 30 dhe 37 vjeç, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, u arrestuan në Athinë nga policia e DIAS Group.

Ata akuzohen për vjedhje, mosbindje ndaj policisë, armëmbajtje pa leje dhe trafik droge. Sipas policisë greke, dy shqiptarët që udhëtonin me një makinë private në Patission Street refuzuan të ndalonin pas sinjalit të policisë për kontroll.

Menjëherë pas kësaj, shqiptaret shtuan shpejtësinë duke u përpjekur për t’u larguar por pa rezultat pasi u kapen nga policia.

Nga kontrolli i ushtruar tek 30 vjeçari shqiptar policia gjeti një armë të mbushur me fishekë si dhe një krehër me 12 fishekë, si dhe një tjetër armë, revolver me gjashtë fishekë brenda dhe krehër me 18 fishekë.

Në të njëjtën kohë, nga kontrolli tek 37 vjeçari shqiptar u gjet dhe u konfiskua një sasi droge prej 5 grame kokaine si dhe një thikë.

Nga hetimi policor grek mësohet se 37-vjeçari shqiptar ka qenë person i dënuar me 20 vjet burg për tentativë vrasje dhe vjedhje.

Ndërkohë është konstatuar se makina private me të cilën u kapen shqiptarët rezultoi e vjedhur, ndërsa 30-vjeçar shqiptar nuk kishte dokumente qëndrimi për në Greqi.

Të dy shqiptaret e arrestuar u morën në Prokurorinë e Athinës.