TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e nesërme në mbledhjen e kryesisë të PS-së, pritet që kryeministri Edi Rama të nxjerrë emrat për 61 kandidatët për kryetar bashkie në vend.
Disa prej tyre janë konfirmuar ndërsa disa Bashki kryesore në vend ende janë pa një kandidat nga PS-ja. Kandidati për Bashkinë e Durrësit, një nga bashkitë më të rëndësishme në vend ende nuk është konfirmuar publikisht nga kryeministri Edi Rama.
Por sipas Report Tv, Valbona Sako, do të jetë kandidatja për Bashkinë e Durrësit, e cila do të zëvendësojë Vangjush Dakon në këtë garë. Aktualisht ajo mban postin e drejtoreshës së Tatimeve në Durrës.
Bashkia e Durrësit drejtohet prej 12 vitesh nga Vangjush Dako,i cili me sa duket nuk do të kandidohet më nga socialistët.
Kujtojmë që pak muaj më parë ishin vetë socialistët ara që propozuan kërkesën që pengon kandidimin e kryebashkiakëve me më shumë se tre mandate.