AKTUALITET, 22 Mars 2018, 22:12

Arrestimet në Lezhë/ Alibeaj: Po goditen vetëm njerëzit e PD-së, drejtësi selektive

Arrestimet në Lezhë/ Alibeaj: Po goditen vetëm njerëzit e

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", e ka konsideruar arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, një akt selektiv që tenton të godasë PD-në. Alibeaj tha se po goditet opozita, ndërkohë që persona të tjerë nga mazhoranca, nuk hetohen fare.

"Ky i Lezhës [Fran Frrokaj] rraset në burg. Ai i Kavajës për të njëjtën gjë nuk futet në burg. Ai i Rrogozhinës nuk futet në burg. Ai i Durrësit jo vetëm që e ka grabitur rërën, por ka lejuar të ndërtohet në rërë nuk preket. Ky është nje diskriminim. E dyta është selektivitet. Si ka mundësi që me drejtësine e re, vetëm këta të opozitës futen në burg? Tahiri, Qazim Sejdini, Dako, Gjiknuri, Ahmetaj, me prova që kanë dalë nga dokumentacion ligjor. Askujt nuk i hyn gjëmb në këmbë, nuk hetohen. Ky është selektiviteti."

/TPZ.AL/