AKTUALITET, 23 Dhjetor 2018, 16:14

Festat e fundvitit, rradhë të gjata në doganën e Morinës

Festat e fundvitit, rradhë të gjata në doganën e

Afrimi i festave të fundvitit ka shtuar edhe fluksin e hyrje-daljeve të njerëzve në pikat kufitare të vendit.

Nga të dhënat e deritanishme numri i njerëzve që kanë hyrë në territorin shqiptarë është shumë më i lartë se ai i daljeve e kjo sepse emigrantët kthehen tek të afërmit dhe familjarët e tyre për të kaluar festat e fundvitit.

Por i konsiderueshëm paraqitet edhe numri i shqiptarëve dhe i të huajve të cilët kanë zgjedhur që këto festa t’i kalojnë jashtë Shqipërisë.

Radhë të gjata paraqiten në pikën kufitare të Morinës, ku shumë emigrantë nga Kosova kthehen në familje.

Sipas të dhënave, gjatë 24 orëve të fundit, në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë rreth 6896 shtetas shqiptarë dhe të huaj, se dhe kanë dalë nga vendi rreth 2793 shtetas.

Autoritetet doganore bëjnë me dije se nga pala shqiptare po punohet me 7 sportele, 4 në hyrje dhe 3 në dalje.

Po ashtu dhe në pikën kufitare të Muriqan-Sukubinë, nga kthimi i emigrantëve, janë krijuar rradhë të gjata makinash, për afro 20 km.

Ndërkohë dhe në Kakavijë ka pasur fluks emigrantësh. Burime bëjnë të ditur se 8650 shtetas kanë hyrë gjate 24 orëve dje në piken kufitare të Kakavijës dhe 2200 automjete. Ndërkohë kanë dalë 3400 shtetas për në Greqi.