TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Israeli e ka mirëpritur këtë vendim, por palestinezët dhe liderët arab, kanë paralajmëruar se kjo lëvizje do të vërë në pikëpyetje procesin e sigurimit të paqes në Lindjen e Mesme.
Papa Françesku, më herët kërkoi që të respektohet "status quo-ja" dhe se dialogu mund të arrihet vetëm kur "të respektohen të drejtat e të gjithë njerëzve".
Arabia Saudite, një aleate e SHBA-së, e quajti këtë politikë një "provokim flagrant i muslimanëve".
Israeli e ka konsideruar gjithmonë Jerusalemin, si kryeqytetin e tij por Palestinezët e konsiderojnë Jerusalemin Lindor, si kryeqytetin e shtetit të ardhshëm të Palestinës.
SHBA është shteti i parë në botë që do të njohë Jerusalemit si kryeqytet i Israelit.
Përse është kjo çështje kaq problematike?
Kjo çështje shkon në zemër të konfliktit të Israelit me Palestinën, e cila ka mbështetjen e botës arabe.
Qyteti i Jerusalemit, është "shtëpia" e tre feve; Judaizmit, Islamit dhe Krishtërimit, veçanërisht Jerusalemi Lindor.
Israeli e aneksoi këtë zonë nga Jordania, pas luftrave në vitin 1967 në Lindjen e Mesme dhe e konsideron të gjithë qytetin si kryeqytetin e vet të pandashëm.
Sipas marrëveshjes së paqes mes Israel dhe Palestinvs të vitit 1993, statusi final do të përcaktohet në faza të tjera të bisedimeve.
Sovraniteti i Israelit mbi Jeruzalemin, nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar dhe të gjitha shtetet i kanë ambasadat e tyre të përqëndruara në Tel Aviv.
Që prej vitit 1967, Israeli ka ndërtuar dhjetëra vendbanime në Jeruzalemin Lindor, ku strehohen rreth 200,000 hebrenj. Këto vendbanime janë konsideruar të paligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare.
Me njohjen e Jeruzalemit si kryeqyteti i Israelit, SHBA-ja mund të ndihmojë në forcimin e idesë se pozicionimi i këtyre vendbanimeve të paligjshme në lindje, është një veprim i drejtë i Israelit.
Administrata Trump, është shprehur se me njohjen e Jeruzalemit si kryeqyteti i Israelit, SHBA po "njeh realitetin". Administrata shton se disa kufij të qytetit do të përcaktohen më vonë me anë të marrëveshjes. Gjithashtu, statusi i vendeve të shenjta nuk do të cënohet.
Burimi BBC/ Përgatiti: TPZ.AL