TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia njoftoi se arrestoi Fatmir Bakallin, 56 vjeç dhe Shpend Bakallin, 49 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Fatmir Bakalli u arrestua në banesën e tij, në lagjen “5 Maji”, pasi dyshohet të ketë goditur me thikë vëllain e tij Shpendin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai do të akuzohet për "Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.
Kurse, arrestimi i shtetasit Shpend Bakalli, u bë pasi dyshohet të ketë dëmtuar derën e oborrit të vëllait të tij Fatmirit dhe të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së të vëllait, M.B., 53 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime fizike, por jo në rrezik për jetën.
Shpend Bakalli do të akuzohet për veprën penale "Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim prone”.