AKTUALITET, 26 Janar 2018, 08:20

Kisha në SHBA në mbrojtje të familjes shqiptare, ja përse nuk duhet të dëbohen...

Kisha në SHBA në mbrojtje të familjes shqiptare, ja përse

Një familje shqiptare që ka imigruar në Shtetet e Bashkuara para 17 vitesh, po përballet me agjencinë amerikane të imigracionit e cila ka urdhëruar që Ded Rranxburgaj të deportohet në Shqipëri pasi ka shkelur ligjet.

Por kisha Central United Methodist në qytetin e Detroitit i ka dalë në mbrojtje familjes shqiptare dhe po e strehon atë në ambjentet e saj.

Pastorja Jill Zundel i tha Zërit të Amerikës me telefon nga Detroiti se kisha vepron sipas ligjit të Jezu Krishtit.

Ded dhe Flora Rranburgaj erdhën nga Shqipëria 17 vjet më parë dhe u lejuan të qëndronin ndërsa po kërkonin azil politik.

Rasti i tyre nuk u miratua por në të njëjtën kohë Flora u diagnostikua me sklerozë të shumëfishtë dhe u lejua të qëndrojë për shkak të sëmundjes. Por ajo thotë se ka nevojë për bashkëshortin e saj që të kujdeset për të.

Agjencia për zbatimin e ligjit të imigracionit i udhëzon agjentët e saj të mënjanojnë ato që i quajnë vende sensitive për arrestimin e shkelësve të ligjit, si shkolla apo institucione fetare.

Në kishë, së bashku me çiftin Rranxburgaj jeton edhe djali i tyre 24 vjeçar, i cili ndjek studimet universitare dhe mbrohet tani nën programin DACA, dhe djali tjetër i tyre 15 vjeçar që është qytetar amerikan. Data e caktuar për deportimin e tij është 5 shkurti./VOA