TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pamje të rënda shfaqen sot në sytë e të gjithë botës, kur vendi ynë është goditur nga një tërmet i rëndë me magnitudë 6.4 rihter dhe intensitet 7 ballë.
Deri më tani raportohet për 13 viktima, ndërkohë që bilanci rëndohet pasi ende ka persona që janë nën rrënoja. 600 të plagosur kanë marrë ndihmën e parë në spitalet e vendit, ndërkohë që të gjitha mediat botërore, raportojnë ngjarjen dhe shprehin solidaritet me vendin tonë.
‘’BBC’’, ‘’La Repubblica’’, ‘’AFP’’ “CNN”, “BBC” dhe Euronews, kanë pasqyruar pamjet dhe përshkruajnë tërmetin e rëndë, duke pyetur nëse Shqipëria ka fuqi të përballojë këtë fatkeqësi natyrore.
Tërmet 6.4 rihter ka shkundur në orët e para të mëngjesit vendin.
Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana. Lëkundjet janë ndjerë të forta edhe në kryeqytet, por edhe Lezhë, Fushë-Krujë dhe Fier.